E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, gjendet i vrarë me mjete të forta 38-vjeçari, arrestohet autori

Gazeta Shqip

Një 38-vjeçar është gjetur i vrarë në një kanal, ku ishte hedhur për të për të humbur gjurmët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku banorët vendas kanë konstatuar trupin e një njeriu në kanalin e fshatit dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Pas këqyrjes së vendit të  ngjarjes, policia konstatoi se 38-vjeçari i identifikuar si Erjon Ibi ishte qëlluar me mjete të forta, çka mendohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Pak kohë më pas polica bëri të mundur edhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje, që është 19 vjeçari Xhensil Lipo, nga po i njëjti fshat, i cili dyshohet ta ketë kryer krimin për motive të dobëta.

Sipas policisë, 38 vjeçari është vrarë përpara dy ditësh, por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit të tij. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, gjendet i vrarë me mjete të forta 38-vjeçari, arrestohet autori burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›