E Martë, 3 Nëntor 2026

Pogradec, qendër shëndetësore verore në shërbim të pushuesve dhe turistëve

Për të patur një sezon turistik të sigurt edhe këtë vit në Pogradec, pranë zonës së shëtitores buzë liqenit është hapur qendra shëndetësore verore.

Qendra do të qëndrojë e hapur 24 orë në 7 ditë të javës deri në fund të muajit shtator me një staf prej 2 mjekësh dhe 2 infermierësh.

Pranë kësaj qendre kryhen një sërë shërbimesh dhe procedurash mjekësore si mikrokirurgji, matje glicemie, tensioni arterial, mjekime, injeksione, si dhe referime në spitalin bashkiak për raste të veçanta.

Ky është i disati vit radhazi i funksionimit të qendrës verore shëndetësore në Pogradec, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›