Pogradec, sherr mes të rinjsh, plagoset me thikë 19-vjeçari

Një sherr mes dy të rinjve ka lënë të plagosur me thikë një 19 vjeçar në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në ambjentet e jashtme të një lokali ku 19-vjeçari me inicialet M.H është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se gjëndja e tij shëndetësore është e stabilizuar.
Ndërkohë forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e 19-vjeçarit Maert Basha. Sipas policisë mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.