Pogradeci, mes zhvillimit dhe ruajtjes së identitetit – Ekspertët paralajmërojnë për presionin e ndërtimeve në qytet

Pogradeci vijon të konsiderohet një nga destinacionet më tërheqëse turistike në vend, falë zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së karakterit të tij unik urban. Megjithatë, bashkë me zhvillimin, po shtohen edhe sfidat që lidhen me presionin e ndërtimeve private, veçanërisht në zonat qendrore.
Është ndër ato pak territore ndër të cilat turisti kthehet në një pikë të caktuar të vitit”, u shpreh Saimir Kristo, Ekspert i planifikimit të territorit.
Në këtë kontekst, studentë dhe ekspertë të arkitekturës pritet të zhvillojnë laboratorë studimi për të analizuar territorin dhe për të propozuar ide të reja zhvillimi.
Këto nisma synojnë të krijojnë një qasje më të balancuar mes rritjes urbane dhe ruajtjes së trashëgimisë, duke e orientuar zhvillimin e Pogradecit drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të mirë planifikuar.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/