“Poker” golash për kreun, Flamurtari merr fitoren e shtatë radhazi

Flamurtari konfirmon momentin e artë që po kalon, mposht me rezultatin e pastër 4-0 Pogradecin dhe ngjitet në krye të renditjes së Kategorisë së Parë (në kuotë të barabartë pikësh me Vorën).
Vlonjatët marrin suksesin e 7-të radhazi në kampionat, duke dominuar dhe mposhtur me poker golash liqenorët.
Oshafi zhbllokon ndeshjen me një supergol në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë është Ememe ai që dyfishon shifrat. Valentino Murataj debuton me gol me fanellën e Flamurtarit, ndërsa kapiteni Pjeshka plotëson pokerin e golave për vlonjatët.