E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polican vret nje person e me pas veten

Krimi në Poliçan ka marrë sot përmasa monstruoze. Rreth orës 9.00 të mëngjesit në ambientet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit, Shpëtim Dervishi 45 vjeç që punonte si ushtar roje me pagese ka qëlluar me armën e shërbimit, shefin e sigurisë tenike Vladimir Gurri dhe më pas mbi veten.

Te dy personat kane gjetur vdekjen. Sipas policise te dy viktimat kane patur me pare nje grindje verbale. Sipas policise ka dy pista per motivin e ketij krimi. Pista e pare lidhet me faktin se bashkeshortja e rojes se uzines ka qene ngacmuar seksualisht nga shefi i sigurise ne fabrike dhe pista e dyte lidhet faktin se roja eshte hakmarre per heqjen nga puna të bashkëshortes nga Vladimir Gurri, shef i sigurise teknike ne Poliçan.

Te VrasjeRrëshen, plumba ndaj dy vëllezërve Tiranë, burri i dehur masakron me thikë gruan Dukagjin, babai vret të bijën adoleshente paret qe kane hasur dy trupat pa jete kane qene punonjesit e uzines te cilet kane dalë ne oborr pasi degjuan te shtena.  Por krimi nuk ka perfunduara ketu. Vellai i shefit te sigurise te vrare, Kushtrim Gurri ka mundur te hyje ne ambientet e brendshme te uzines duke masakruar trupin pa jete te Shpetim Dervishit. Ai i ka prere koken viktimes dhe eshte larguar ne drejtim ende te panjohur per policine, e cila vijon ndjekjen. Ne qytet kane mberritur edhe forcat e RENEA-s, nderkohe qe hetimet po kryhen nga prokuria ushtrake pasi uzina e policanit eshte ne varesi te Ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›