E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policët arrestojnë trafikanten e drogës, por zbulojnë se ishte e dashura e shefit të tyre

Një zhvillim i papritur ishte arrestimi i Michelis Lorena Marino Restrepo nga anëtarët e Policisë Metropolitane të Barranquilla në Kolumbi, pas një bastisjeje në rrethin e San Jose, në një operacion të kryer pas urdhrave të Policisë Kombëtare dhe të caktuar në departamentin e policisë të qytetit Sampanalarga me 100.000 banorë.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth dy kilogramë kokainë, një armë me gjashtë fishekë, tre celularë dhe një automjet, ndërsa Marino Restrepo përballet me akuzën e prodhimit dhe trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas dailystar, problemi më i madh u krijua më vonë, kur doli se gruaja e arrestuar kishte një lidhje me policin Leandro Aldemar Urenia Polo, shef i komisariatit të Sampanalarga.

Deri më tani nuk ka të dhëna se punonjësi i policisë ishte i përfshirë drejtpërdrejt në krimet e zonjës së tij, por një hetim është duke u zhvilluar. Mediat në Kolumbi raportuan se Urenia Polo qëndroi në komisariat gjatë arrestimit, gjë që ngriti pikëpyetje.

Gjenerali William Salamanca, kreu i ri i Policisë Kombëtare të Kolumbisë ka miratuar një politikë të tolerancës zero kundër korrupsionit pasi gjithsej 510 zyrtarë janë larguar nga agjencitë qeveritare të vendit të Amerikës së Jugut këtë vit për shkak të përfshirjes së tyre në rastet e drogës ose korrupsionit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›