E Diel, 1 Nëntor 2026

Policet ne lirim pengesat ndaj tyre

Kthimi i punonjesve te policise ne lirim ne krye te detyres eshte nje nga detyrat qe do te kete organizata e punonjesve te policise se shtetit ne lirim. Gjate fjales se tij kreu i kesaj organizate Shyqeri Deda ka renditur nje sere problemesh qe kane policet e liruar nga detyra. Nder te tjera ai i eshte drejtuar krereve te policise se shtetit per plotesimin e kushteve per punonjesit e policise qe jane larguar nga detyra ku nje nga keto arsye eshte edhe ajo politike.

Ne kete aktivitet kane qene te pranishem nje numer i madh i punonjesve te policise te cilet jane larguar nga detyra. Ne kete aktivitet jane diskutuar edhe per pagat e uleta te policise por edhe trajtimin e familjeve te tyre kur ata humbin jeten. Por gjithahstu kjo organizat do te bashkepunoj edhe me sindikaten e punonjesve aktiv te policise dhe te ish ushtarakeve lidhur me menyrat e reagimit dhe protestes ndaj arbitraritetit qeveritar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›