E Hënë, 2 Nëntor 2026

Polici në pranga për trafik droge, Albano Rustemi akuzohet se bashkëpunonte me grupet kriminale në jug

Albano Rustemi, punonjësi i policisë i arrestuar dje pasdite, rezulton i përfshirë drejtpërdrejt me grupet kriminale që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike në zonën e jugut.

Ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg”, pas kërkesës së Prokurorisë.

Rustemi dyshohet se ishte një nga organizatorët e shitjes dhe shpërndarjes së kanabisit në Gjirokastër dhe zona të tjera të këtij qarku, gjatë kohës kur ai punonte atje.

Po ashtu, ka të dhëna se Albano Rustemi i jepte informacione grupeve kriminale, duke dekonsiruar operacionet policore.

Nga trafiqet e paligjshme, përfshirë dhe kalimin e klandestinëve, ai merrte shuma të mëdha parash. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›