Polici rrugor plumba ndaj te njohurit

Një shtetas mbeti i plagosur mëngjesin e së dielës në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, në kryeqytet, pasi u qëllua me armë zjarri.
Autori i këtij krimi, Lekë Fazllihaj, i cili shërben në detyrën e efektivit të policisë rrugore në Fier, u ndalua disa minuta pas ngjarjes.
Mbeten ende të paqarta shkaqet që shtynë atë të hapte zjarr ndaj shtetasit Preng Gjoni, me të cilën duket se kishte një njohje të mëparshme.
Ndërkohë, burimet spitalore informojnë se Gjoni, i shoqëruar me urgjencë në spital, është jashtë rrezikut për jetën.