E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Jackson u vra nga qetesuesit

Policia ne Los Axhelos arrin zyrtarisht ne perfundimin se mbreti i popit Michael Jackson ka vdekur si pasoje e injektimit te qetesuesit propofol.

Per kete arsye mjeku i tij personal eshte perfshire ne hetime, por ende ndaj tij nuk eshte ngritur akuza zyrtare.

Intoksikim akut nga propofoli, eshte shkaku i vdekjes se kengetarit. Kardiologu eshte marre dy here ne pyetje nga policia, ku deklaroi se pas injektimit ai u largua per dy minuta per te bere nje telefonate.

Cudia eshte perse mjeku u largua, duke ditur qe propofoli eshte aq i fuqishem, saqe ndalon te gjitha funksionet jetesore te trupit pervec zemres.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›