E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Jo shkembim zjarri ne kufirin me Maqedonine

Media nga shteti fqinj bene te ditur sot se ka pasur shkembime armesh ne oret e para te mengjesit ne kufi por kjo eshte kundershtuar nga policia shqiptare.

Rreth ores 6.008217 te mengjesit ne vijen e kufirit ne zonen Alarup - Mal i Thate dy shtetas shqiptare nga qyteti i Pogradecit perkatesisht Iliaz Xhemollari dhe Artan Tabaku teksa kishin dale per gjueti jane konstatuar nga patrulla e Policise maqedonase.

Patrulla e Policise maqedonase me konstatimin e tyre ne vijen e kufirit ka bere dhe ndalimin e ketyre shtetasve sqaron Policia e Shtetit. Shtetasit shqiptare nuk kane bere asnje rezistence. Aktualisht dy shtetasit shqiptar gjenden ne qytetin e Ohrit ne Maqedoni ne Piken e Kalimit Kufitar te Shen Naumit.

Ne vendngjarje kane shkuar patrullat e Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Korce te cilat kane kryer dhe verifikimet perkatese. Nga verifikimet e kryera rezulton se nuk ka pasur shkembim zjarri.

Nderkohe per sqarimin e plote te rrethanave pasditen e sotme do te zhvillohet nje takim mes perfaqesuesve te Policise Kufitare Shqiptare dhe asaj Maqedonase.

2010-10-22 1603

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›