Policia Kapen 52 kg droge me destinacion shitjen ne kryeqytet

Foto ilustruese
Tirane 25 janar 2011 NOA 8211 Sekuestrohet ne Tirane ne kuader te operacionit policor Drejtimi i Duhur nje sasi droge prej 52 kg lende narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Drejtoria e Policise se Tiranes ben me dije se lidhur me ngarkesen e droges se sekuestruar jane arrestuar tre posedues te saj.Mesohet se sasia e droges prej 52 kg e dyshuar si Cannabis Sattiva u arrit te sekuestrohej ne oret e para te mengjesit te sotem e ndare ne pako te presuara 1 kilogrameshe.
Bashke me mallin e sekuestruar u vune ne sekuestro nga policia edhe nje automjet taksi 4 celulare nje peshore natribant qese per ambalazhim doreza etj.
Sipas policise droga u sekuestrua fale nje hetimi rreth dy mujor dhe si rezultat i tij u arrestuan ne flagrance tre persona Festim Shkurt ela 28 vjec banues ne fshatin Peze e Vogel te Tiranes Tonin Frederik Tarelli 38 vjec banues ne Tirane dhe Kristo Veledin Topalli 45 vjec banues ne Tirane.
Keta shtetas u kapen ne flagrance me 12 kg lende narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva ne kohen qe ishin duke levizur me nje automjet taksi prane Kombinatit drejt qytetit te Tiranes.
Ne vijim te operacionit mesohet se uniformat blu te antidroges gjate kontrollit te baneses se shtetasit Festim ela gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale edhe nje sasi tjeter prej 40 kg lende narkotike.
Sasia e droges se sekuestruar ne total 52 kg kishte si destinacion shitjen dhe shperndarjen e saj ne Tirane.
Ndaj tre te arrestuarve rendon akuza per konsumim te vepres penale te prodhimit dhe shitjes se narkotikeve.
mit/NOA