E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia Kufitare i shkon në ndihmë turistit çek të bllokuar në zonën e Filikurit

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Sot, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është marrë njoftim se në vendin e quajtur Gjiri i Filikurit, një turist i cili po eksploronte zonën ishte rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe kishte dëmtuar gjymtyrët.

Menjëherë u nis drejt tij Njësia Policiore Detare e SPK Dhërmi e cila, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ka lokalizuar turistin çek dhe e ka transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës.

Shtetasi i dëmtuar është asistuar gjatë transportit edhe nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia Kufitare dhe Policia Vendore Vlorë janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve.

Në rast nevoje për ndihmë, Policia fton qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›