E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Rrugore Tiranë “në aksion” me dronë dhe radarë, ndëshkime të forta për shkeljet në trafik

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore urbane dhe interurbane, duke përdorur mjete moderne monitorimi si dronë dhe radarë për mbikëqyrjen e trafikut dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Policia bën me dije se kontrollet janë të fokusuara në disa nga shkeljet më të rënda dhe më të shpeshta në rrugë, përfshirë:

🍺 Drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur
🚗 Parkimin e gabuar në akset kryesore
🏍️ Mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse nga drejtuesit dhe pasagjerët e motomjeteve
🏎️ Tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë çdo ditë me intensitet të shtuar, duke rritur kapacitetet logjistike dhe praninë në terren, me qëllim uljen e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në parakalime, pozicionimin në korsi dhe respektimin e sinjalistikës rrugore.

Në çdo rast emergjent apo informacioni, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 112.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›