E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia Rrugore apel shoferëve nga moti i keq dhe reshjet e dëborës: Respektoni sinjalistikën, pajisuni me…

Moti i keq me reshje shiu në të gjithë vendin dhe reshje dëbore në disa zona, ka bërë që të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ardhjen në ndihmë të përdoruesve të rrugës në rast nevoje. 

Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës. 

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore 

Gjithashtu, të gjithë drejtuesit e mjeteve të rrisin kujdesin në të gjitha akset rrugore, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›