E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Momenti” dhe ka vënë në pranga dy të rinj.

Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasit Darlin Shahinas, 19 vjeç dhe Donaldo Frate, 26 vjeç.

19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë.

Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.

Në përfundim të operacionit u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›