E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia, apel për përdorim të kontrolluar të fishekzjarrëve

Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të përdorin në mënyrë të kontrolluar mjetet piroteknike gjatë shënimit të festës së Vitit të Ri. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani ka thënë për Kohën Ditore se PK-ja ka përgatitur urdhrin operativ, i cili ka të bëjë me ruajtjen e sigurisë publike gjatë kohës së ndërrimit të motmoteve.

“PK-ja apelon tek të gjithë qytetarët që përdorin mjete piroteknike, që ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të kontrolluar dhe të mos e bëjnë në ambiente ku mund të shkaktojnë incidente tek personat e tjerë”, ka thënë Kelani . “PK-ja ka përgatitur urdhrin operativ, i cili u dedikohet të gjitha drejtorive rajonale dhe që ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, shtimin e prezencës së zyrtarëve policorë nëpër sheshe dhe lokacione ku mund të ketë manifestime gjatë festës”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›