E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia apel protestuesve: Ndalni aktet e dhunës!

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet e dhunës dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët sipas policisë po sulmojnë punonjësit e saj dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

Në një apel publik, Policia e Shtetit thekson se e drejta për të protestuar garantohet nga Kushtetuta, ndërsa dhuna ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia nënvizon se është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor, si dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Në përfundim, Policia e Shtetit ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës, duke paralajmëruar se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale.

Sipas njoftimit, uniformat blu do të vijojnë të veprojnë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

APEL I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

Ad

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj.

Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit.

Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›