Policia dështon në arrestimin e Suel Çelës, shoqëron babain e tij

Agjentë të shumtë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit, të mbështetur nga efektivët e policisë së Elbasanit, kryen një aksion mëngjesin e kësaj të marte për kapjen e të shumë kërkuarit Suel Çela, i cili rezulton të jetë porositësi i disa vrasjeve.
Kontrollet u përqendruan tek shtëpia e Çelës, ku efektivët kanë shoqëruar babin e tij si dhe tek zona e tregut agroushqimor.
Ndërhyrja është urdhëruar nga spak për llogari të autoriteteve belge. Mësohet se janë sekuestruar disa sende sipas letër-porosisë së mbërritur nga hetuesit belgë.
Suel çela është person i shpallur në kërkim për disa ngjarje të rënda kriminale dhe hetimet po drejtohen nga byroja kombëtare në varësi të SPAK. Deri me tani policia ka dështuar të arrestoje Çelën, edhe pse janë zhvilluar disa operacione.