E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia e Filadelfias po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë

Policia e Filadelfias tha të premten se po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë, ku po vazhdon numërimi i votave, njofton VOA. Policia tha se mori një informacion në lidhje me një kamion me njerëz të armatosur që po shkonte drejt vendit të numërimit të enjten. Ajo tha se kishte arrestuar dy persona dhe u kishte konfiskuar armët.
Pensilvania ka 20 vota elektorale. Në zgjedhjet e fundit atje kanë fituar republikanët, pas një dominimi prej vitesh të demokratëve. Gjatë numërimit aktual të votave kandidati demokrat Joe Biden po e shton epërsinë ndaj presidentit Donald Trump. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›