E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Policia e Kosovës aksion në veri, zbulohen municion luftarak, snajper dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës ka zhvilluar një tjetër aksion në veri të Mitrovicës.

Gjatë këtij operacioni janë gjetur nga autoritetet dhe konfiskuar katër granata dore maska gazi me filtra, municione të ndryshme, fishekë , snajper pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Në këtë aksion një person ka rënë në pranga.

Gjithashtu, janë gjetur edhe pajisje shtesë si busulla ushtarake, drita për automjete, telefona, karta telefoni dhe një bluze me mbishkrime të dyshimta.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›