Policia e Kosovës bllokon objektin në veri: Dyshohet se funksiononte si zyrë tatimore e Serbisë

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Policia e Kosovës ka mbyllur një objekt në veri të Mitrovicës, i cili sipas informacioneve ka funksionuar si zyrë tatimore – degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar.
“Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore e Ministrisë së Financave të Serbisë. Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tone, dhe pas konsultimit me prokurorin, njerëzit që janë hasur aty janë larguar nga ai vend, dhe ajo ndërtesë është mbyllur deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thënë Elshani, teksa ka theksuar se rasti po hetohet për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
/Kosovapress/