E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë

PRISHTINË, 21 nëntor/ATSH/ Policia e Kosovës (PK) ka përgënjeshtruar pohimet e mediave serbe, të cilat i referohen Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se një grup i pjesëtarëve të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar “në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në veri të vendit.

”Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë, janë dezinformacion që kanë për qëllim të krijojnë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosin punën e Policisë së Kosovës, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset në vazhdimësi të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme.

/a.f/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›