E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Mulit arreston një person në Kukës: Do të blinte vota për Partinë Socialiste

Pranga_Duar1Policia e Kukësit ka arrestuar një person, nën akuzën se po tentonte të blinte vota në zonën e Shishtavecit.

Mësohet se i arrestuari është Hazir Kallabaku.

Policia tha se dyshohet se ai u ka dhënë para banorëve në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

Policia e Kukësit po ashtu bëri të ditur se Kallabaku, që është edhe djali i kryekomisionerit të PS në Shishtavec, po hetohej prej disa ditësh./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›