E Enjte, 5 Nëntor 2026

Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione në strukturat vendore

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit hapi aplikimet për 400 pozicione të rolit bazë në strukturat e saj vendore.

Policia e Shtetit njofton se nisur nga nevoja për plotësimin e funksioneve organike në rolin bazë në strukturat e Policisë e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor.

Sipas policisë, në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

Në njoftimin e saj, Policia sqaron dhe kriteret e pranimit.

Aplikantët që kalojnë me sukses të gjitha fazat do të trajnohen për një periudhë 9-mujore në Kolegjin Profesional të Formimit Policor. Pas përfundimit të trajnimit, do të emërohen në strukturat policore përkatëse.

Ndarja sipas strukturave vendore:
Në strukturat policore të qarkut Tiranë (DVP, DVKM dhe FNSH)-125
Në strukturat policore të qarkut Durrës (DVP dhe DVKM)-35
Në strukturat policore të qarkut Korçë (DVP dhe DVKM)-20
Në strukturat policore të qarkut Fier (DVP dhe FNSH)-10
Në strukturat policore të qarkut Vlorë (DVP, DVKM dhe Delta)-30
Në strukturat policore të qarkut Lezhë (DVP)-30
Në strukturat policore të qarkut Shkodër (DVP, DVKM dhe FNSH)-50
Në strukturat policore të qarkut Kukës (DVP dhe DVKM)-35
Në strukturat policore të qarkut Dibër (DVP dhe KPKM)-25
Në strukturat policore të qarkut Elbasan (DVP)-10
Në strukturat policore të qarkut Gjirokastër (DVP dhe DVKM)-20
Në strukturat policore të qarkut Berat (DVP)-10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›