E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit institucion model

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi Policinë e Shtetit një institucion model dhe e vendosi në qendër të arritjeve të dy mandateve të qeverisë së tij, në një fjalim të mbajtur me rastin e 100-vjetorit të themelimit të policisë.

”Në këtë jubile, dua të përulem me nderimin më të thellë ndaj mijëra e mijëra efektivave të policisë, që në këto 100 vjet kanë dhënë jetën e tyre për jetën, dinjitetin dhe pasurinë e shqiptarëve. Respektin më të thellë për të gjithë familjet e dëshmirëve të policisë”, nisi fjalën e tij kryeministri.

”Sot, funksionimi i policisë bazohet mbi ligje dhe teknologji moderne, por mbi të gjitha, ajo funksionon nëpërmjet trimërisë, ndershmërisë dhe vetmohimnit të efektivave të saj. Policia ka një shkallë jashtëzakonisht të madhe të zbulueshmërisë dhe goditjes së krimit, duke dekurajuar krimin në vend. Policia do të ketë një rol thelbësor edhe në zgjedhjet që do të mbahen, detyrë që jam i sigurt që do ta përmbushë me sukses

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise Që prej vitit 2005, janë shkatërruar 206 banda, janë kapur kriminelë si Aldo Bare, që bënin ligjin në bashkëpunim me qeverinë e mëparshme. Pa këto arritje madhore, shqiptarët nuk do të njihnin sot lëvizje të lirë dhe as anëtarësinë në NATO”.

Sipas Berishës, “policia ka një shkallë jashtëzakonisht të madhe të zbulueshmërisë dhe goditjes së krimit, duke dekurajuar krimin në vend. Policia do të ketë një rol thelbësor edhe në zgjedhjet që do të mbahen, detyrë që jam i sigurt që do ta përmbushë me sukses”.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, e konsideroi policinë si “tërësisht të depolitizuar”. Sipas tij, “vullneti i qartë politik ka mundësuar luftën me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit”.

”Policia e shtetit renditet sot krenare dhe e barabartë përkrah simotrave të saj europiane”, shtoi Noka. “Menaxhimi i kufijve, lufta ndaj drogës dhe kurrupsionit janë ndër arritjet më të shënuara”.

Në fjalën hapëse të kësaj policie, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, falenderoi “qeverinë dhe partnerët ndërkombëtar për ndihmën e pakursyer”, ndërsa premtoi ecjen me hapa të shpejtë drejt modernizmit të mëtejshëm të policisë në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›