E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit te ekonomiku, pezullon punimet e ndërtesës para Fakultetit

Policia e shtetit pezulloi punimet e dy prej objekteve në afërsi të fakultetit ekonomik, duke shoqëruar edhe në komisariatin 1, 14 punonjës të firmës kontraktuese, e cila bënte punimet. Këto dy objekte sipas uniformave blu janë pa leje.

Situata të tilla janë berë prezente edhe nga studentët, të cilët kanë protestuar për këto objekte informale. E ndërsa Policia e Shtetit vijonte punën për pezullim, studentët vijuan me thirrjet e tyre, sepse ky është reagimi i parë i institucioneve shtetëore pas kaq jave protesta.

Ndërkohë administratori i njërës prejt objekteve ka debatuar me një inspektor, i cili u prezantua si përfaqësues i INU.

Rektorati i universitetit të Tiranës, i cili ditë më parë përkrahu studentët në këtë protestë ka përgëzuar ndëryrjen e uniformave blu dhe u shprehën se në rast se këto objekte kthehen në gjendjen fillestare do ti rikthehen normalisht punës në këtë fakultet.

Prej javësh studentët protestuan dhe i bënë thirrje bashkisë së Tiranës dhe INU të marrë masa ndaj këtyre objekteve, kryesisht biznese baresh, sepse po zaptohet çdo hapësirë e fakultetit të Ekonomisë, një ndër fakultetet më të mëdha të UT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›