E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

Policia e kryeqytetit bëhet me drejtor të ri.

Oliger Torba është emëruar në krye të Policisë së Tiranës. Ai ka marrë miratimin e kryepolicit Skënder Hita.

Prej muajit prill të këtij viti ai mbante postin e zëvendësdrejtorit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme në atë kohë me firmë të Hitës ishte largimi i Besmir Dervishit si zëvendës-drejtor i Policisë së Tiranës dhe emërimi në këtë pozicion i Torbës, i cili më herët ka qenë zv.drejtor në Fier.

Torba së fundmi ishte i komanduar në Tiranë dhe marrja e gradës i hapi rrugën për postin e kryepolicit të Tiranës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›