Policia e Vlorës bën bilancin, 254 vepra penale në një muaj. Zbardhen më shumë se gjysma e tyre

Për një muaj në qarkun e Vlorës kanë ndodhur 254 vepra penale: 240 prej tyre janë zbardhur ndërsa janë zbuluar 280 autorë. Në 5 operacione janë arrestuar 8 persona dhe 1 është shpallur në kërkim. Po ashtu, sipas drejtuesve të policisë, janë sekuestruar armë, drogë etj.
“Gjatë muajit qershor janë evidentuar 254 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 240 ose 94.5 %. Për këto vepra penale janë identifikuar 280 autorë të dyshuar, nga të cilët 65 janë arrestuar/ndaluar, 206 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 42 raste më shumë të veprave penale, ndërsa zbulueshmëria është afërsisht në të njëjtat nivele, me 94%”, tha Edvin Ndreu , Drejtor i Policisë së Vlorës.
Drejtuesi i Kufirit dhe Migracionit, Arbër Zemani, tha se janë kontrolluar mbi 1.500 mjete lundruese dhe janë ndihmuar 31 shtetas në det.
“Me nisjen e sezonit turistik veror 2026, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, e cila shtrin juridiksionin në 183 km vijë kufitare bregdetare dhe 62 km kufi tokësor të gjelbër, duke e pozicionuar atë si një nga drejtoritë me ngarkesën dhe dinamikën më të lartë operacionale në vend, ka ndërmarrë dhe po zbaton një sërë masash konkrete për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar, si dhe rritjen e sigurisë në zonat turistike bregdetare dhe tokësore.
Gjatë muajit qershor 2026, në pikat e kalimit kufitar në juridiksionin e DVKM Vlorë janë përpunuar 202 013 shtetas dhe 40 059 automjete, me një mesatare ditore prej 6 734 shtetasish dhe 1 335 automjetesh. Nga shërbimet e portit të Vlorës, portit të Sarandës dhe pikës së kalimit kufitar Qafë Botë janë përpunuar në hyrje gjithsej 78 456 shtetas të huaj, rreth 3.2% më shumë se gjatë muajit qershor të vitit 2025“,Arbër Zemani, Drejtues i Kufirit dhe Migracionit.
Jo vetëm kaq, por drejtuesit e policisë vendosen theksin tek rendi dhe siguria, sidomos gjatë sezonit veror duke thënë se dhe policia rrugoe do të jetë në gadishmëri për të përballuar trafikun e rënduar për shkak të dyndjes së pushuesve në jug të vendit përp ushimet verore.
/vizionplus.tv