Policia ekzekuton nje person

Policia deklaroi se viktima po udhetonte me makine me te tjere persona qe nuk iu binden thirrjes se punonjesve te rendit per te ndaluar.
Ahmet Bardhoshi, 32 vjec me origjinine nga Hasi dhe banues ne Valias eshte ekzekutuar me disa plumba ne koke nga police te rendit qe qendrojne gjate oreve te nates ne nje nga postblloqet e rruges kryesore ne Kamzes. Viktima ishte duke udhetuar si pasagjer ne nje automjet tip benz dhe ndodhej nen shoqerine e nje ose dy personave te tjere, shifer kjo ende e pasaktesuar nga hetuesit.
Ne versionin zyrtar te policise thuhet se drejtuesi i automjtetit, i cili eshte ende ne kerkim, nuk i eshte bindur urdherit te forcave te rendit ne postbllok per te ndaluar dhe menjehere pas kesaj ka nisur ndjekja.
Policia e ka ndjekur automjetin tip benz per disa minuta, nderkohe qe drejtuesi i mjetit ka lene rrugen kryesore duke hyre ne nje aks dytesor. Sipas versionit qe komisariati i Kamzes ka leshuar per ngjarjen pikerisht ne kete moment nga makina tip benz eshte hapur zjarr ne drejtim te policeve dhe keta te fundit i jane pergjigjur me te shtena ku dhe ka mbetur i vdekur ne vend Ahmet Bardhoshi.
Pas rrethimit te zones, policia ka nderhyre duke gjetur mjetin e braktisur ne rruge dytesore ndersa personi apo personat e tjere jane larguar. Hetuesit kembengulin se nga hetimet paraprake automjeti dhe nje gjenerator qe ndodhej ne te rezultojne te vjedhur.
Jo zyrtarisht policia i qendon versionit se viktima eshte me predecente penale, por nuk jepen te dhena te sakta per te. Pas kesaj ngjarjeje mesnata e kaluar eshte shoqeruar me postblloqe dhe prani te forcave te shumta te policise ne vendngjarje.
Policia i ka mbajtur kamerat ne nje distance te konsiderueshme nga vendngjarja, nderkohe qe per raste te tilla duhet te vendosej nje shirit ku deklarohet se behet fjale per nje skene krimi. Ne Kamez kjo eshte ngjarja e trete qe ndodh per kete muaj. Nje i ri u vra gjate nje perleshjeje me thika ne fillim te shkurtit dhe me pas, nje ish- atlet gjeti vdekjen nga gjashte plumba.