E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

Hysni Patushi, 68 vjeç, i cili mëngjesin e së shtunës vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturi Patushi, 58 vjeçe, është arrestuar nga Policia pak orë pas ngjarjes së rëndë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku Hysni Patushi dyshohet se goditi me thikë bashkëshorten e tij. Si pasojë e plagëve të marra, Lumturi Patushi humbi jetën.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë nisën kërkimet për autorin e dyshuar, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga pak orë më vonë.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e dinamikës së ngjarjes.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›