E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia kap “mat” 18-vjeçarin që do shiste armë në Sarandë, në pranga edhe bashkëpunëtori

Një 18-vjeçar, që u kap  me armë dhe municione, u arrestua nga policia e Sarandës.

I riu dyshohet se do t’i shiste në qytetin bregdetar. Ndërkohë që pas tij policia arrestoi  edhe një 20-vjeçar si dhe procedoi në gjendje të lirë një 17-vjeçar si persona që kishin dijeni mbi veprimtarinë kriminale.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit nga policia udhëtonte me një motomjet, shërbimet e policisë i gjetën  pushkë, krehër dhe municion luftarak.

Ndërkohë edhe në Tropojë policia arrestoi një 29-vjeçar , pasi në banesën e tij u gjet një pistoletë, municion luftarak dhe kanabis./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›