E Martë, 3 Nëntor 2026

Policia “kërcet” prangat ndaj shoferëve, dhjetëra pas hekurave

Policia Rrugore në Tiranë ka vijuar kontrollet dhe gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Gjithsej janë vendosur 9170 masa administrative, nga të cilat:
• 197 masa për xhama të zinj;
•  499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•  451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
• 381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•  77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
•  320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
•  6069 masa për qëndrim të gabuar.

Po ashtu janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›