Policia, marrëveshje bashkëpunimi me Agjencionin e Kosovës për Inteligjencë

Prishtinë, 2 Shtator NOA - Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
Marrëveshja synon ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nga Policia e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të saja njerëzore, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ajo u nënshkrua nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë, z. Sheremet Ahmeti dhe drejtori i AKI-së, z. Bashkim Smakaj.
Ky bashkëpunim konsiston në transferimin e përkohshëm të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë me qëllim të ndihmës këtij Agjencioni në ngritjen e kapaciteteve të saja njerëzore.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, z. Sheremet Ahmeti theksoi se Policia e Kosovës do të mbështesë Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në të gjitha fushat edhe në fushën e shkëmbimit të kuadrove për të mbështetur dhe përkrahur AKI-në.
Po ashtu edhe në shkëmbimin e informative, gjithashtu AKI-ja do të ketë mundësinë e qasjes edhe në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës, - tha Ahmeti.
Në vazhdim të fjalës së tij, z. Sheremet Ahmeti tha: Pa dyshim që këto janë vetëm disa nga ndihmesat që Policia e Kosovës jep në ndërtimin e AKI-së, por edhe ndihmesa e AKI-së në të ardhmen për PK-në do të jetë e pazëvendësueshme.
Jemi agjencione simotra dhe si të tilla jemi në mision të përbashkët, ne si Polici e Kosovës nuk do të kursejmë asgjë në ndihmë të AKI-së. Është një nënshkrim domethënës i pari i bërë në mes të këtyre dy agjencioneve, theksoi ndër të tjera, Drejtori i përgjithshëm i Policisë, z. Ahmeti.
Ndërsa Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Bashkim Smakaj duke falënderuar për bashkëpunim stafin e lartë të Policisë e cilësoi si proces të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.
Kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm në ndërtimin e mëtutjeshëm të AKI-së dhe po ashtu është kërkesë ligjore. Ne, sapo e formalizuam një bashkëpunim të frytshëm me Policinë, është marrëveshja e parë që nënshkruhet nga AKI-ja me ndonjë institucioni tjetër, - vuri në dukje Smakaj.
Policia e Kosovës, - vijoi ai, - do të jetë institucioni që do të bashkëpunojmë shumë ngushtë dhe përafërt gjatë aktiviteteve tona.
a.b/e.l/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")