Policia merr në mbrojtje deputetin Kastriot Islami
Sulmet kamikaze të njerëzve të Edi Ramës
Dhuna e ushtruar në Kuvend, kërcënimet poshtë ballkonit të shtëpisë dhe presionet e vazhdueshme nga militantët e Partisë Socialiste me urdhër të Edi Ramës, kanë bërë që Policia e Shtetit të marrë në mbrojtje deputetin Kastriot Islami.
Bëhet me dije se policia e ka marrë nën mbrojtje Islamin pa kërkesën e këtij të fundit, ndërsa ai do të mbrohet nga njësia speciale për mbrojtjen e personaliteteve.
Ditët e fundit është ushtruar një agresion i egër kundër deputetit Islami. Kujtojmë këtu përplasjen në Kuvend me socialistin Gazmir Bizhga, ku ky i fundit ishte në kufijtë e ushtrimit të dhunës fizike ndaj z. Islami. Kjo i kushtoi çetnikut të Ramës përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 21 ditë, bashkë me kontrabandistin e ilaçeve, Saimir Tahiri si dhe Ndrec Dedë dhe Arben Çukon. Më pas, reaksioni i dhunës jakobine të çetnikëve të Edi Ramës, u spostua përpara shtëpisë së Kastriot Islamit, duke mos kursyer kërcënimet dhe shantazhet se pse ai s’i bindet vulgaritetit politik të Edvinit.