E Martë, 3 Nëntor 2026

“Policia”, momenti kur Operacionalja “mbërthen” dhe shtrin përtokë anëtarët e grupit kriminal nga Kosova

Ky është mometi kur Forcat Operacionale kanë arrestuar tre shtetasit nga Kosova të cilët akuzohen për trafik të armëve dhe lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Rezultatet e operacionit u bënë të ditura sot në një konferencë për mediet nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Në kuadër të operacionit “The Same” u arrestuan në flagrancë shtetasit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë.

Në total u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg. Kjo sasi ishte destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale të ndryshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Siç shihet nga pamjet e operacionit të policisë, tritoli ishte fshehur në kuti amite.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›