E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndalon Tufën e Liponi akuzon për shishe molotov

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Momenti i shoqërimit dhe shishja molotov TIRANE - Dy ish të përndjekurit Skënder Tufa dhe Petrit Lipo u ndaluan mesditën e sotme nga policia pranë universitetit në sheshin "Nënë Tereza", pasi dyshohet se kanë lidhje me dy shishe me molotov të cilat janë gjetur pranë murit të korpusit.

Policia e Tiranës thotë se dy shishet me molotov të gjetura në murin e oborrit të Korpusit të Universitetit të Tiranës janë fshehur nga  2 ish të përndjekurit.

Për afro 20 minuta Tufa dhe Lipo janë mbajtur të rrethuar nga polcia deri në mbërritje e ekspertëve të xhenios për të saktësuar se çfarë realisht mbanin dy bidonat plastikë.

Pas ekspertizës Tufa dhe Lipo u shoqëruan për në ambjentet e komisariatit 1 ku do të japin versionin e tyre për ngjarjen dhe ende nuk dihet nëse për ta do të nisë një procedim penal.

Policia mendon se dy ish të përndjekurit kanë lidhje me këto dy shishe molotov, dhe pasi janë mbajtur të ndaluar për disa minuta janë shoqëruar në komisariatin nr 1.    

Vetë Tufa e mohon kategorikisht versionin e policisë se këto bomba molotov i përkasin atij dhe Lipos. Ai thotë se së bashku me shokun e tij po ecnin rastësisht aty. "Policia ka inskenuar ngjarjen"- thotë Tufa.

Prej kohësh Tufa ka denoncuar shoqërimet e herëpashershme në polici, ku për këtë fakt ka reaguar dhe Avokati i Popullit duke i kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe drejtorit të policisë së kryeqytetit të ndalin veprimet e paligjshme ndaj ish të përndjekurve.
Skënder Tufa telefonoi në A1 REPORT për të informuar se ishte ndaluar nga policia.

(Foto: Momenti kur u sekuestrua shishja molotov)
Redaksia online
(sg/shqiptarja,com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›