E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ndalon qarkullimin në rrugën Prishtinë-Ferizaj

PRISHTINË, 10 janar/ATSH/ Policia e Kosovës njofton se është ndaluar kalimi në rrugën kombëtare qv lidh Prishtinën me Ferizajn

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, patrullat e policisë rrugore janë vendosur tek rrethrrotullimi i “Prishtina Mall”, në rrugën kombëtare Ferizaj–Prishtinë, duke ndaluar qarkullimin e veturave për shkak të ujit.

Uji ka bllokuar dy akset rrugore, gjë që ka detyruar policinë ta ndal qarkullimin nga Ferizaj drejt Prishtinës, si dhe anasjelltas.

Derisa policia po ndal shumicën e veturave, edhe një numër i vogël i veturave që kalojnë nga rrugicat, janë detyruar të kthehen në momentin që kanë parë ujin.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›