E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia ndërhyn para Kryeministrisë, largohen protestuesit

Rreth 100 efektivë policie kanë shkuar para Kryeministrisë ku prej një jave protestuesit kanë kaluar natën si shenjë e revoltës qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama.

Pasi u larguan me forcë protestuesit, është bërë edhe sekuestrimi i stolave metalikë që përdoreshin nga ana e protestuesve në mbrëmje, si barrierë sigurie në zonën e podiumit të improvizuar, ku qytetarët shprehnin pakënaqësitë e tyre. Në zonë janë lënë vetëm pesë stola.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›