E Diel, 1 Nëntor 2026

“Policia nuk tërhiqet përballë dhunës”, Hita: Do të përballeni me forcën e ligjit!

Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë për mediat , ka paralajmëruar protestuesit se do të përballen me forcën e ligjit në rast se vijojnë aktet e dhunës.

Ai u ka bërë thirrje të ndalin përplasjet, duke theksuar se çdo akt dhune rrezikon jetën e qytetarëve dhe se e drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore.

 Hita nënvizoi se ligji do të zbatohet me përpikëri.

“Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve, pronës publike dhe private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin. Dhe për këdo që mendon se mund të imponojnë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i prerë:

Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen e Policisë së Shtetit me dobësinë! Policia nuk tërhiqet përballë dhunës. Institucionet do të mbrohen. Qytetarët do të mbrohen. Ligji do të zbatohet me vendosmëri dhe pa asnjë përjashtim”, tha Hita.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›