Policia prangos 6 persona

Policia e Kosovës ka informuar se ka realizuar me sukses dy operacione, ku kanë rezultuar me arrestimin e gjithsej 6 personave të dyshuar. 5 prej tyre janë të dyshuar si përfshirës në trafikimin e substancave narkotike dhe njëri ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës zyrtare, marrjes së ryshfetit.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani ka njoftuar lidhur me dy operacionet e fundit të kryera nga policia e Kosovës.
Rasti i parë ka të bëjë me trafikimin e substancave narkotike, ndërsa i dyti me arrestimin e një mjeku që ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.
Togeri Bajram Nuhiu ka detajur më shumë rreth këtyre dy operacioneve. Ai ka thënë se pas një periudhe hetimore rreth tre muaj , drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, me datë 06.06.2013 rreth orës 21:15 ka filluar një hetimpolicorë.
Operacioni ka filluar në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë me ç’rast është ndaluar një veturë me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar një qytetar vendas. Kontrolli i veturës ka rezultu me konfiskimin e 12 kg 678.8gr substancë narkotike të llojit marijuanë.
Në vazhdim të operacionit në aksin rrugorë FushëKosovë-Komaran është ndalu një veturë me targa të Shqipërisë, në të cilën kanë qenë 2 shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar për dyshim të transjelljes e substancave narkotike nga Shqipëria në Kosovë.
Pastaj operacioni ka vazhdu në Prishtinë me ç ast është kontrollu një lokacion. ku janë gjetur 2 kg e 648gr substancë narkotike po ashtu e llojit marijuanë, dhe është arrestuar një person. Lidhur me po të njëjtin rast ne orën 14:00 janë arrestuar 2 persona në Prishtinë.
“Substanca narkotike ka prejardhje nga Shqipëria, ndërsa destinacion ka qenë për konsumim vendor, për t’u shpërndarë në Prishtinë. Gjithsej janë konfiskuar 15 kg e 326.8 gr marijuanë, dy vetura, rreth 1400 euro, 12 mijë lekë dhe 6 telefona celularë.” ka thënë Bajram Nuhiu.
Brenda dy javë janë shkatërruar dy grupe kriminale që kanë qenë të përbërë nga shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë, të përfshirë 9 persona, dhe janë konfiskuar 36 kg substancë narkotike të llojit marijuanë.
Zëdhënsi i policës Baki Kelani ka njoftuar për rastin e dytë duke thënë se:
“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit gjatë një hetimi të një punonjësi zyrtar(mjekë) në Qendrën e Mjeksisë familjare nëkomuna e Rahovecit, me inicialet H.K. i moshës 48 vjeç, është arrestuar për marrje të ryshfetit dhe mashtrim ndaj qytetarëve, u ka marrë para me vlera të ndryshme shërim brenda dhe jashtë shtetit të Rumanisë.”
Gjatë 24 orëshit të fundit janë arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve me autorizim të prokurorëve 15 janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes./J.B./ /Indeksonline/