E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia publikon emrat e autoreve qe tentuan te grabisin banken

Policia e Tiranes ka publikuar sot operacionin e ndermarre gjate oreve te para te mengjesit ku u arrestuan dy persona te cilet po tentonin te vidhnin nje banke ne kryeqytet.
Ne nje konference per shtyp drejtori i policise se Tiranes Tonin Vocaj theksoi se eshte finalizuar me sukses operacioni i koduar urithi dhe jane arrestuar dy shtetas me akuzen tentative grabitjeje.

Keshtu eshte bere e mundur arrestimi ne flagrance i shtetasve Taulant Belegu 50 vjec dhe Tauland Troplini 36 vjec te cilet pasi kishin marre me qera nje godine prapa bankes Intesa San Paolo ne zonen e 9-katesheve ne kryeqytet dhe kishin hapur nje tunel per te depertuar brenda bankes.

Sipas policise keta shtetas kishin 4 muaj qe punonin per hapjen e tunelit por fale posedimit te informacionit eshte bere e mundur edhe arrestimi ne flagrance i tyre.

Nderkohe policia ben me dije se jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale edhe mjetet me te cilat te arrestuarit punonin si dhe nje makine tip benz te cilin ata e perdornin per te levizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›