Policia rreshtohet para Kryeministrisë: Lironi rrugën!

ǒPO NDODH TE KRYEMINISTRIA?
Pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama u largua nga zyra, policia rreshtohet ne gardh me thirrjet ndaj protestuesve: Lironi rrugën!
Pak minuta pasi te linte zyren e tij, kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog ndaj protestuesve, duke vendosur mbi stolat prej guri pranë Kryeministrisë fletë me mbishkrimin “Dialog”.
Rama shprehu gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me këdo që kërkon dhe beson te dialogu.
Ndërkohë, studentët vijuan sot protestën para Kryeministrisë, në ditën e 11-të të saj, ku u janë bashkuar edhe pedagogë të universiteteve dhe qytetarë të tjerë.
Studentët dhe pedagogët refuzuan ftesën e kryeministrit për dialog, duke hedhur jastëkët e vendosur mbi stola, si dhe fletët me mbishkrimin “Dialog”.