E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia rrethon protestuesit, i bllokon me autobotet e ujit nga të dyja anët e bulevardit

Vijojnë tensionet në bulevardin Dëshmorët e Kombit mes protestuesve dhe policisë.

Efektivët kanë shtuar thirrjet që të ndalojnë aktet e dhunës, ndërsa u është përgjigjur protestuesve me hedhje uji dhe gaz lotsjellës.

Autobotet e ujit janë pozicionuar në të dyja anët e bulevardit, duke krijuar një rrethim dhe “bllokim” të qytetarëve.

“Me plumba gome, vazhdoni”, dëgjohet një urdhër nga megafoni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›