E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia serbe arreston 2 gra për spiunazh/ Dyshohen për dhënie informacioni tek SHISH

Dy gra janë arrestuar këtë të mërkurë në Serbi, nën dyshimet për spiunazh dhe për dhënie informacionesh për pjesëtarë aktivë të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë (BIA) te Shërbimi Informativ Shtetëror Shqiptar (SHISH).

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, arrestimet u kryen në një operacion të përbashkët të BIA-s, Prokurorisë së Lartë Publike të Jagodinës dhe policisë së Vranjës dhe Jagodinës.

Në Vranjë u arrestua një 46 vjeçare, nga Shillova e Gjilanit, ndërsa në Jagodinë u arrestua 50 vjeçare, banuese në këtë qytet. Sipas autoriteteve serbe, dy gratë dyshohen për veprën penale të spiunazhit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›