E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shoqëron sërish dy ish- të përndjekur pa u thënë asnjë arsye

perndjekurTë përndjekurit politikë vazhdojnë të jenë shënjestër e policisë, e cila në dhunim të të drejtave të njeriut, i arreston dhe i lëshon sa herë të dojë.

Mëngjesin e sotëm janë shoqëruar për në polici Fatmir Lloci dhe Petrit Lipe. Ata po shkonin me motoçikletë në shoqatën e ish- të përndjekurve.

Policia nuk ka dhënë asnjë arsye për shoqërimin e tyre.

Të përndjekurit janë ankuar se jo vetëm përndiqen në çdo hap dhe nuk lejohen të kalojnë pranë institucioneve, por edhe shoqërohen sipas dëshirës së policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›