E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shpjegon aksidentin e 4 familjareve te vdekur ne Gjipalaj

Durres 14 tetor 2011 NOA-Update Tragjedia e familjes Keci ne Gjipalaj te Durresit liston kater viktima.
Kete here per aksidentin e oreve te para te mengjesit Policia e Durresit ka shpjeguar aksidentin.
Burime zyrtare nga policia i thane NOA se 4 pjesetaret e familjes Keci kane gjetur vdekjen si rrjedhoje e mbytjes ne kanalin me uje ku kishte perfunduar makina e dale nga rruga.
Nga kjo ngjarje gjeten vdekjen Baki Keci 42 vjec Mimoza Keci 39 vjec Ronaldo Keci 14 vjec dhe i fundit dhe me i vogeli trupi i pajete i te cilit u kerkua per disa ore ne ujerat e kanalit Arber Keci 10 vjec.
Mesohet se kater anetaret e familjes fatkeqe udhetonin me automjetin tip Benz 240 me targa DR 8071 C ndersa nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ka qene aksidentale dhe se ka ndodhur per shkak te zhvendosjes se automjetit nga rryma e ujerave te shkaktuara nga reshjet e shiut te rena gjate oreve te nates.
Sakaq sqarohet gjithashtu se ngjarja ka ndodhur pak para mesnate kur familjaret e familjes Keci ktheheshin nga nje darke tek te afermit e tyre ne Shijak.
Gjithsesi nga ana e policise vazhdon kryerja e ekzaminimeve dhe ekspertimeve te metejshme per te percaktuar saktesisht rrethanat e ngjarjes.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›