E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shqiptare bllokon një grup emigrantësh afganë

Policia shqiptare bllokoi një grup emigrantësh afganë, të cilët ishin duke hyrë nga Greqia në  Shqipëri pa dokumente qendrimi. Policia tha se grupi i afganëve u zbulua në pikën e kalimit të kufirit të Kapshticës,  në një makinë me targa turke. Trafiku  i shtetasve afganë  dhe kurdë ka vënë në lëvizje policinë shqiptare, e cila tani është duke  hetuar destinacionin e tyre. Ndërkaq zyrtarë të lartë të policisë shqiptare bënë të ditur një paketë masash për krijimin një klime sa më të favorshme për sezonin turistik. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›