E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shtet rrethim në Lazarat, arreston 58 punëtorë të hashashit

aksion-autobotet e lazaratitPolicia e Shtetit duket se më në fund ka hyrë në Lazarat, fshatin e blinduar nga canabis sativa, ndërsa dhjetëra uniforma blu nisën mëngjesin e së Martës, një aksion kundër asgjesimit të parcelave me drogë në Gjirokastrës. Aksioni ka nisur fillimisht jashtë fshatit Lazarat, zonë tejet problematike ku uniformat blu nuk ndërhyjnë dot prej vitesh. Sipas njoftimit të Policisë, aksioni për bllokimin e kamionëve me pleh, botëve me ujë dhe punëtorëve që hyjnë çdo ditë për të punuar në parcelat me kanabis, nisi në orën 6.00 të mëngjesit dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, janë bllokuar 5 automjete dhe u ndaluan 58 shtetas që udhëtonin në drejtim të Lazaratit. Ata u shoqëruan në Komisariatin e Gjirokastrës pasi ishin gati për të hyrë në fshat.

Operacioni

Në operacionin e organizuar ditën e djeshme, nga Policia Shqiptare, dhe Guardia Di Financia, janë angazhuar efektivët e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa në ndihmë të tyre janë edhe efektivat e Komisariatit të Policisë Rrugore. Një natë më parë një 26-vjeçare u plagos nga një plumb qorr si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lazarat. Policia njoftoi se vajza është banorë e lagjes Zinxhir dhe u plagos në krah. Sipas uniformave blu, banorët e Lazaratit e kanë praktike që qëllojnë herë pas here me armë në ajër për të mbrojtur parcelat me kanabis sativa. Ata kanë vendosur nëpër male persona të armatosur për të kontrolluar çdo lëvizje në fshat. Ditë më parë Komanda Operative Ajrore e Guardia di Finanza bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat. Nga të dhënat në këtë zonë, janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marihuanë të cilat kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh.

Investigimi i Guardia Di Financia

Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë, në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit. Monitorimi ajror i territorit shqiptar parashikohet në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë më 19 qershor të vitit 2012 nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale Italiane dhe Drejtoria Qendrore e Policisë Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›